03
APR
2017

Tre muajt, periudhë e begatë e kohës

Me rastin e hyrjes së tre muajëve të begatë të kalendarit Islam, Rexheb,Shaban dhe Ramazan, Medreseja e Tiranës, H. Mahmud Dashi, organizoi një aktivitet për tu informuar mbi veçoritë dhe begatinë e kohës në këtë periudhë kohore. Drejtori i shkollës, z. Ali Zaimi, uroi stafin dhe nxënësit që ti vlerësojnë sa më bukur këto begati shpirtërore duke i konsideruar si një mundësi për të rinovuar veten pozitivisht. “Allahu e do njeriun, prandaj kohë, vende, vepra e adhurime të caktuara i bën preteks që ti dhurojë njeriut më shumë dashuri, më shumë mëshirë e më shumë mirësi,” vijoi ai. I ftuar i veçantë në këtë program ishte nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu. Z. Spahiu në fjalën e tij nënvizoi faktin se koha dhe vendi, të gjithë vlerën dhe shenjtërinë e tyre e marrin sepse ashtu dëshiron Allahu. “Allahu këtyre muajve u ka dhënë një begati më të madhe sesa muajve të tjerë, përsa i përket vlerësimit të adhurimit të bërë në to. Kësisoj muaji Rexheb cilësohet si muaji i mbjelljes, muaji Shaban si muaji i ujitjes dhe muaji i Ramazanit si muaji i korrjes apo mbledhjes së prodhimeve. Njeriu korr ç’ka mbjell, merr barazvlerësen e asaj që ka bërë,” tha ndër të tjera nënkryetari i KMSH’së. Z. Spahiu njëkohësisht vlerësoi Medresenë si një institucion model në fushën e arsimit dhe të edukimit.

 

Leave a Reply

*

captcha *