03
APR
2017

Tre muajt e begatë, moment reflektimi

Ishin vajzat e Medresesë së Tiranës, H. Mahmud Dashi, që u mblodhën me rastin e hyrjes së tre muajëve të begatë të kalendarit Islam, Rexheb, Shaban dhe Ramazan. I ftuar i veçantë në program ishte z. Veton Tulla, pedagog në Kolegjin Universitar BEDER. Z. Tulla në fjalën e tij nënvizoi favoret e mëdha që Allahu na bën për të na afruar me Të. Ai ndër të tjera përmendi një sërë adhurimesh si namazi, agjërimi, duaja dhe dhikri, të cilat duhet të gjejnë një vend akoma më shumë në jetën tonë të përditëshme, sidomos këto tre muaj kur, vlerësohen me më shumë sevape. Njëkohësisht ai vlerësoi përpjekjet pozitive të nxënësve të Medresesë, në përçimin e një fryme plot vlera e optimizëm në shoqëri. Ndërkohë, drejtori i shkollës, z. Ali Zaimi, inkurajoi nxënëset duke u shprehur: “Ti shikojmë këto kohë si moment reflektimi për të dizenjuar jetën drejt kënaqësisë së Zotit, e të bëhemi njerëz më të mirë, më të vlefshëm e më të suksesshëm në të gjitha sfidat e jetës, e të Ahiretit, për tu përballur përtej me mirësitë e pafundme që Zoti ka përgatitur për ne.”

Leave a Reply

*

captcha *