11
OCT
2016

Takimi i parë i shkëmbimit të experiences

Më datë 1 Tetor 2016 Fondacioni Arsimor SEMA organizoi takimin e parë të shkëmbimit të eksperiencës, për këtë vit arsimor, me mësues të medreseve të Tiranës, Elbasanit, Korcës, Kavajës dhe Beratit. Në fjalën e tij përshendetëse, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Arsimor SEMA Z. Omer Calis, ndër të tjera vlerësoi punën e palodhur të mësuesëve të medreseve për të përgatitur nxënës sa më të suksesshëm dhe sa më të kulturuar. Ai gjithashtu qëndroi mbi sfidat që na presin në të ardhmen, për të qënë sa më të përditësuar me zhvillimet teknologjike dhe metodat më të reja të mësimdhënies si dhe implementimin e tyre në procesin mësimor. Në vijim u bë një prezantim i shkurtër i medreseve, sukseseve dhe aktiviteteve të tyre. Më pas u diskutuan pika të ndryshme në lidhje me planifikimet e aktiviteteve mësimore që do të organizohen gjatë vitit mësimor 2016-2017, ku secili prej mësuesve pjesëmarrës ndau mendimet e propozimet e veta.
takimi-i-pare-i-shkembimit-te-experiences-1 takimi-i-pare-i-shkembimit-te-experiences-2 takimi-i-pare-i-shkembimit-te-experiences-3 takimi-i-pare-i-shkembimit-te-experiences-4 takimi-i-pare-i-shkembimit-te-experiences-5

Leave a Reply

*

captcha *