Më datë 16.03.2013 “Dega e gruas” pranë KMSH organizoi një program tematiko-fetar mbi jetën dhe veprimtarinë e Profetit Muhamed (s.a.s) , enkas për xhematin e grave në xhaminë e medresesë së Tiranës. Programi u prit me shumë kënaqësi nga xhemati. Programi u hap me Kuranin Kerim. Vazhdoi më pas me ilahi, poezi, dua dhe me nje ligjeratë fetare kushtuar moralit te profetit si dhe dashurisë që duhet të kemi për të. Për realizimin e programit ndihmuan nxënëset e medresesë si dhe kori i Bedrit. U vu re se xhemati mbeti mjaft i kënaqur prej programit. Xhemati shprehu deshirën që të organizoheshin programe të tjera të kësaj natyre. Nga organizuesit u premtua se ky program ishte një nismë për programet e tjera në vazhdim. Programi u mbyll me dua të cilat e përlotën xhematin.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.