• Kreu
  • Reth Nesh
  • POLITIKAT E PRIVATËSISË
  • Kontakti

logo


  • Kreu
  • Aktivitet
    • Aktivitetet 2016-2017
    • Aktivitetet 2015-2016
    • Aktivitetet 2014-2015
    • Aktivitetet 2013-2014
    • Aktivitetet 2012-2013
    • Aktivitetet 2011-2012
  • Shkolla Jonë
    • Uniforma e shkollës
    • Orari i mesimit
    • Aktivitetet Sportive
  • Foto Galeri
  • Video Galeri
  • Regjistrim online
  • Kontakti
facebook
rss
twitter
youtube


24
JAN
2013

Program madhështor për Kuranin …

by admin
0 Comment

Është zhvilluar sot programi me titull “Kur’ani Famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin, eveniment i organizuar nga medresetë e vendit nën kujdesin e Komunitetit Mysliman dhe Fondacionit Arsimor e Kulturor “SEMA”.

Organizimi i një programi të tillë është kthyer në traditë në të gjitha medresetë, por këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, ky program u vendos të zhvillohej në Tiranë, për t’u përjetuar nga sa më shumë njerëz. Ceremonia u hap me një pjesë kur’anore të përcjellë me emocion nga hafizi medresist Enes Hyka, dhe më pas u interpretuan ilahi e poezi, të cilat evidentuan vlerat dhe mesazhet e larta të Kur’anit, librit përmbyllës të revelatës hyjnore. Programi vijoi me përshëndetjet e Kryetarit të Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, H. Dede Edmond Brahimaj, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi dhe drejtorit të fondacionit “SEMA”, Asim Budak.

Në fjalën e tij z. Muça foli për rëndësinë e Kur’anit si libër i zbritur për njeriun dhe shpëtimin e tij në të dy jetët. “Zoti i ka atribuuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të Tij në tokë. Për ta nderuar edhe më shumë Ai ka zbritur Kur’anin, si manual orientues e ndihmës për ndërtimin e jetës mbi vlerat e moralit dhe virtytit”, tha z. Muça.

Në vazhdim ai shtoi se “jemi mbledhur në këtë s

allë për të vlerësuar përkushtimin e nxënësve të medreseve tona, të cilët edhe pse për një kohë të shkurtër arritën të mësojnë leximin e Kur’anit, për t’u orientuar dhe përfituar prej këtij libri që vazhdon të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat e atyre, që e lexojnë dhe kuptojnë mesazhet e tij”.

Ndërsa ministri Aldo Bumçi pasi vlerësoi këtë program të mrekullueshëm u shpreh: “Ne si qenie njerëzore nuk jemi të vetëmjaftueshëm, prandaj Zoti ka zgjedhur të komunikojë me ne nëpërmjet librave. Ai mund të kishte zgjedhur shumë mënyra, por zgjodhi fjalën për të arritur tek ne dhe zemra jonë. Për çdo libër ka një herë të parë, ndërsa me Kur’anin dhe librat e tjerë qiellorë nuk ndodh kështu. Leximi i tyre mbetet gjithnjë herë e parë”. Më pas ai uroi nxënësit e medreseve për përkushtimin dhe pasionin e tyre në mësimin e Kur’anit, duke u shprehur: “Ju shpreh urimet më të përzemërta juve dhe mësuesve tuaj për këtë fillim të mbarë, që shërben si një pikënisje premtuese në rrugën tuaj drejt suksesit”.

510 nxënës të medreseve të Tiranës, Kavajës, Korçës, Cërrikut e Beratit, kanë filluar mësimin e Kur’anit që nga muaji shtator 2012 dhe falë vullnetit dhe punës këmbëngulëse kanë arritur të hyjnë në Kur’an, falë ndihmës së madhe që kanë dhënë edhe mësuesit e kësaj lënde.

Këtë aktivitet kulturor e ka përshëndetur një grup artistik i ardhur posaçërisht nga Turqia, që i ka shpërblyer të pranishmit me ilahi të zgjedhura në turqisht dhe arabisht.

Programi vazhdoi me këndimin e dy pjesëve Kur’

anore nga medresistët Elona Kaçuli dhe Theodhor Tomorri.

Certifikata dhe stimujt e ndryshëm nxënësve më të rinj të Kur’anit, iu dorëzuan nga nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, myftinjtë e rretheve dhe drejtorët e medreseve.

Aktiviteti u përmbyll me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, kënduar nga nxënësi i medresesë së Korçës Xhoni Telku, e cila riktheu tek të pranishmit që kishin tejmbushur sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, përjetimet emocionuese të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë





About the Author

Leave a Reply Cancel reply

*
*

captcha *

Foto Galeri

Mësimi nga shtëpia
Dezinfektuam të gjitha ambientet e shkollës, për të qënë gati për rifillimin e mësimit.
Ali Zaimi – Mesazh nxënësve
Nga shëtitja e fundjavës ne Prizren dhe Brezovicë me klasat e 11a
28-29 nëntori në Medresenë e Tiranës

Zgjedhja Jonë

Mësimi nga shtëpia
Apr 13, 2020
Dezinfektuam të gjitha ambientet e shkollës, për të qënë gati për rifillimin e mësimit.
Mar 18, 2020
Ali Zaimi - Mesazh nxënësve
Mar 13, 2020

Faqet

  • Aktivitetet 2014-2015
  • Aktivitetet 2013-2014
  • Aktivitetet 2012-2013
  • Aktivitetet 2011-2012
  • Foto Galeri
  • Video Galeri
  • Besimi
  • Sukseset Tona
  • Reth Nesh

Medreseja e Tiranës në FB

Medreseja e Tiranës në FB

Aktivitetet

Rreth nesh

Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.

  • Medrese “Liria” – Elbasan (e mesme)
  • Medrese “Hafiz Ali Korça” – Kavajë (djem-vajza), (e mesme)
  • Medrese “H. Mahmud Dashi” – Tiranë, (9-vjeçare dhe e mesme)
  • Medreseja e “Korçës” – Korçë (e mesme)

Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.

Foto Galeri

April 2021
M T W T F S S
     
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

Aktivitetet e Kaluara

28-29 nëntori në Medresenë e Tiranës
Nov 26, 2018
Përfaqësues të Departamenti Amerikan të Shtetit vlerësojnë nxënësit e Medresesë së Tiranës
Nov 06, 2018

Faqet

  • Aktivitetet 2011-2012
  • Aktivitetet 2012-2013
  • Aktivitetet 2013-2014
  • Aktivitetet 2014-2015
  • Besimi
  • Foto Galeri
  • Sukseset Tona
  • Video Galeri

Të fundit

Festivali i Matematikës dhe Panairi Shkencor Në Medresenë e Tiranës
Sep 19, 2016
Shkollat Mike Në Javën e Anglishtes Në Medresenë e Tiranës
Sep 19, 2016
AMBASADORI AMERIKAN DHE AI BRITANIK VIZITË NË MEDRESENË E TIRANËS
Sep 19, 2016
Java e Anglishtes në Medresenë e Tiranës
Sep 19, 2016

© Copyright 2018 Fondacioni SEMA
Medreseja H. Mahmud Dashi - Tiranë