03
APR
2017

Program festiv me Drejtorinë Arsimore të Qarkut Tiranë

Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi” organizoi një program festiv në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Qarkut të Tiranës me pjesëmarrje të drejtuesve të shkollave të këtij qarku.
Drejtori i Medresesë, z. Ali Zaimi, në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtorinë arsimore dhe u uroi festën e mësuesit të ftuarve. Ndërsa drejtoresha e arsimit të qarkut Tiranë, znj. Eglantina Metani, e cilësoi si mjaft të suksesshëm nivelin edukativ e arsimor të Medresesë dhe njëkohësisht vlerësoi performancën e nxënësve në program.
Programi vazhdoi me poezi, këngë dhe pjesë teatrale të përgatitura nga nxënësit e Medresesë. Ndërkohë u shtrua dhe një drekë në nder të të ftuarëve.

 

Leave a Reply

*

captcha *