03
APR
2017

Program festiv kushtuar mësuesve dhe nënave

Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi” me rastin e afrimit të festave të 7-8 Marsit organizoi një program festiv kushtuar mësuesve dhe nënave. Bashkë me mësues dhe nxënës të Medresesë, të ftuar në program ishin dhe mjaft drejtorë të shkollave të kryeqytetit të cilët e vlerësuan maksimalisht performancën e nxënësve në program.
Drejtori i Medresesë, z. Ali Zaimi pasi i uroi mirëseardhjen të ftuarëve, ndër të tjera tha se “Ju jeni më të merituarit për të festuar sepse arsimi, gjuha, kultura dhe dija janë ndër themelet kryesore të një kombi, dhe jeni ju ata që e mbani në këmbë shpresën e të nesërmes së kombit tonë. Sot, ne të gjithë së bashku, kujtojmë mësuesit e parë që na mësuan shkonjat shqipe, që na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun. Na mësuan poezitë e bukura, na mësuan botën e numrave, na zgjeruan kulturën dhe edukatën.” “Të nderuar mësues, shoqëria ju ka besuar ju të ardhmen dhe bashkë me respektin që meritoni, juve ju është ngarkuar edhe një përgjegjësi e madhe mbi supe, edukimi dhe arsimimi i brezave,” vijoi më tej z. Zaimi.
Programi vazhdoi me poezi, këngë dhe pjesë teatrale të përgatitura nga nxënësit e Medresesë. Ndërkohë u shtrua dhe një drekë në nder të të ftuarëve.
Gëzuar festat!!!

Leave a Reply

*

captcha *