22
NOV
2016

Pasdite Poetike në Medresenë e Tiranës

Pasdite poetike”, Medreseja përmbyll muajin e letërsisë me një program artistik Medreseja e Tiranës ka përmbyllur sot me një program artistik, muajin e letërsisë dhe artit. Në programin e titulluar “pasdite poetike”, nxënësit performuan këngë, vunë në skenë skeçe dhe interpretuan poezi të ndryshme. Në fjalën e tij drejtori i Medresesë z. Ali Zaimi, përgëzoi nxënësit teksa u shpreh se letërsia dhe arti janë konstrukti shpirtëror i një populli dhe një dritare kryesore e botës ideore e kulturore të një kombi. “Unë uroj që të vazhdoni me këtë trend, sepse letërsia dhe arti përçojnë më së miri shpirtin e njeriut dhe botën e tij të brendshmë.”, tha z. Zaimi. I pranishëm në aktivitet, drejtori i Fondacionit Sema, z. Omer Çallësh, përgëzoi dhe vlerësoi nxënësit dhe shkollën për vlerësimin që i bën aktiviteteve dhe nismave të tilla, të rëndësishme për përgatitjen dhe aktivizimin e nxënësve. Ai theksoi se Shqipëria çdo kohë ka spikatur me figura të rëndësishme në fushën e artit e letërsisë. Interpretimet e nxënësve u vlerësuan nga aktori i mirënjohur Dritan Boriçi, ku në fund u shpërndanë çmimet për interpretimet në poezi e pjesë teatrale. Gjithashtu vetë aktori Borçi interpretoi poezinë “Letër nënës” të Sergei Esenin dhe “Bjen telat” të Lasgush Poradecit. Në program u shprëndanë edhe çmimet për esetë më të mira. 27 tetor 2016

pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-1 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-2 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-3 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-4 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-5 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-6 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-7 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-8 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-9 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-10 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-11 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-12 pasdite-poetike-ne-medresene-e-tiranes-13

Leave a Reply

*

captcha *