E shtuna e dates 06.04.2013 do te shenonte nje tjeter rast ne vargun e gjate te veprimtarive te bashkrenduara mes Medresese se Tiranes dhe shkollave 9-vecara te Tiranes.
Ne mengjesin e asaj te shtune, me nje furgon udhetonin perfaqesues te Medresese se Tiranes me ne krye Drejtorin e saj turk, z.Kasem Ilhan dhe 13 drejtues te shkollave te Tiranes udhetonte per ne …
Mikpritesi i pare qe Durresi. Ajo dite ishte me plot diell dhe Durresi e vecanerisht deti, jo vetem shkelqenin, por edhe shperndanin shume ngrohtesi. Sigurisht qe udhetaret ne fjale nuk mund te kalonin “pa e pershendetur” detin.
Kavaja dhe Medreseja e saj vinin ne radhen e atij udhetimi. Interesi i drejtuesve te shkollave te Tiranes, i shprehur edhe nje dite me pare ne nje tubim organizuar ne Medresene e Tiranes per bashkeveprimtarite tona, u shtua edhe me kur vizitonin mjediset e Medresese se Kavajes, ku pane nga afer laboratore te pajisur me se miri,salla kompjuterike bashkekohore etj, ne sherbim te nje mesimdhenieje rezultative.
Edhe ne Berat do te shkonim ate dite. Na u krijua pershtypja se beratasit jo rastesisht e kane ngritur godinen e Medresese se tyre ne qender te qytetit. Ata e vleresonin Medresene e tyre si nje ne nder shkollat me serioze dhe me cilesore ne rrjetin e arsimit parauniversitar te rrethit te tyre, kurse kalaja madheshtore dhe hijerende dukej se percillte mesazhin e vjeter sa njerezimi se dija e zbukuron jo vetem njeriun,por edhe cdo gje tjeter.
Edhe kthimi vijoi te ishte po aq i kendshem, sa i gjithe udhetimi.Pershtyojet dhe mbresat e miqve tane, e drejtuesve te 13 shkollave te Tiranes per te gjithe sistemin arsimor qe realizohet ne zinxhirin e medreseve ne Tirane, Kavaje e Berat ishin me shume se te mira.
Dhe ne, medresistet e Tiranes, jo vetem per keto, u percjellim vleresimet tona.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.