Ditën e sotme Medreseja e Tiranës priti vizitorë të veçantë. Në shoqërimin e dy kryetarve të KMSH’së Z. Bujar Spahiu dhe Z. Gazmend Aga, shkollën tonë e vizitoi delegacioni i shoqatës “Hajrije” te Emirateve të Bashkuara Arabe. Pasi vizituan ambientet e shkollës dhe morën informacion në lidhje me programin arsimor, ata shprehën se është metoda dhe ambienti i kërkuar për të arsimuar brezin e ri te një shoqërie me dije dhe me moral të lartë fetar.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.