Në kuadër të javës për Moralin e Lartë të Profetit Muhammed (a.s) Medreseja e Tiranës përgatiti një program të vecantë. Në këtë program mori pjesë zv.kryetari i KMSH-së z.Bujar Spahiu si dhe shumë besimtare e besimtarë të qytetit të Tiranës. Në këtë program nxënësit tanë paraqitën në mënyrën më të mirë prezantimet e tyre të bëra për Moralin e Profetit Muhammed (a.s).
Ndërsa zv.kryetari i KMSH-së në fjalën e tij theksoi se Profeti Muhammed kishtë një moral të përkryer dhe se Ai është shembulli më i mirë që duhet të ndiqet nga të gjithë ne!
Më pas nxënësja Adela Lasku paraqiti projektin e saj me temë `Muhammedi-I Besueshmi` , krahas kësaj Rigels Kurushi prezantoi projektin e tij me temë `Morali i Bukur i Profetit Muhammed`. Përvec këtyre programi vijoi me poezi dhe me ilahi të kënduara nga nxënëset dhe kori i medresesë.
Më pas programi vazhdoi në katin e dytë dhe në të tretin ku nxënësit e secilës klasë kishin pregatitur stenda të ndryshme në lidhje me vecorite e moralit të profetit (a.s). Në krye të cdo stende ishin dy nxënës të cilët prezantonin punimin e tyre si dhe iu përgjigjeshin pyetjeve të të ftuarve në lidhje me punën që kishin bërë. Të gjitha stendat u panë me një vëmendje të vecantë nga të gjithë të pranishmit.
Në fund të ftuarit shijuan edhe koktejlin që ishte shtruar për ta!