Me rastin e festës së Kurban Bajramit Medreseja e Tiranës organizoi një program dhe pas tij shtroi një drekë.
Në këtë program ishte i ftuar Z.Bujar Spahiu nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i cili foli për vlerat dhe rëndësinë e kësaj feste të madhe për myslimanët kudo që ndodhen.
Në ligjëratë, ndër të tjarash, ai theksoi se:”Në këto dite feste njerëzit duhet të jenë të afrueshëm me njëri –tjetrin,me farefisin, me fqinjët dhe me nevojtarët që dhe ata të gëzojnë në këtë ditë të begatë.Se kjo nuk është një festë individuale, por është festë e të gjithë njerëzimit.”
Në këtë program morën pjesë dhe shumë përfaqësues nga IKAP,AKP,Drejtoria Arsimore dhe drejtues të shkollave 9-vjeçare publike të Tiranës.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.