Erdhën për vizitë në Medresenë e Tiranës mësues dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Pavarësia” Prishtinë.
Ata ndoqën këtu një program festiv të bukur të shkollës 9-vjeçare “Misto Mame”.
Miqtë u pritën dhe u përcollën ngrohtësisht nga mësuesit dhe drejtuesit e Medresesë së Tiranës Hiqmet Patozi dhe Kasım İlhan.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.