Me rastin e 100-vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, ditën e shtunë, më datë 24.11.2012, nxënëset e maturës së Medresesë së Tiranës, me ndihmën e drejtorisë së kësaj shkolle zhvilluan një ekskursion drejt qytetit të Vlorës. Të shoqëruar nga mësuesit kujdestarë dhe disa mësues te tjerë, nxënësit vizituan së pari shtëpinë muze ku Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarsisë plot 100 vite më parë.
Më pas ato shkuan përgjatë qendrës së Vlorës, e cila ishte ndezur kudo nga flamujt kuq e zi.
Prej andej u ngjitën në kodrën e Kaninës nga e cila i gjithë qyteti i Vlorës dhe deti dukej në pëllëmbë të dorës. Pas fotove të shumta, destinacioni i rradhës do të ishte Uji i Ftohtë, ujë mrekulli më vete. Uji i kristaltë dhe qetësia e detit i mundësuan nxënësve një drekë të këndshme në lokalin buzë detit “Kristal”.
Disa orë pas mesditës nis udhëtimi drejt Tiranës. Kjo nuk do të ishte ndalesa e fundit, pasi në qytetin e Fierit nxënëset vizituan kopshtin zoologjik “Safari”.
Ndryshe nga ditët e zakonshme të nxënësve, të ngarkuar me mësime, kjo e shtunë ia arriti qëllimit të gëzonte dhe të linte në mendjet e maturanteve një kujtim të paharrueshëm.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.