08
JUN
2021

Matura 2021

Pas festës së maturës për vajzat, sot ishin djemtë e Medresesë së Tiranës “H. Mahmud Dashi” që organizuan një ceremoni të shkurtër festive.
Nxënësit e maturës prezantuan një program të larmishëm ku një vend i veçantë ju kushtua edhe kujtimeve të viteve të shkollës.
I pranishëm në program, drejtori i Medresesë, z. Ali Zaimi pasi vlerësoi arritjet dhe suksesin e nxënëseve i inkurajoi ata që të vijojnë me të njëjtin përkushtim rrugën e dijes sepse, siç tha ai: “ …dija është ushqim për shpirtin dhe e bën jetën më të bukur, më cilësore, dhe dëshiroj që kjo vetëdije tju shoqërojë përgjatë gjithë jetës!
“Unë jam i bindur që ju do të arrini shumë suksese në jetë, por sikurse e shkuara, edhe e ardhmja do të ketë sfida e vështirësi, por ju mos u dekurajoni nga asnjë situatë. Edhe nëse dështoni në shumë hapa, le të jenë ato një eksperiencë që ju bën më të fortë e ju jep ide të reja për të ndërtuar suksese të tjera.
Prandaj unë ju inkurajoj fort të ndiqni ëndërrat tuaja,” vijoi ai.
Ndërkohë në emër të nxënësve përshëndetën Jasir Taka dhe Ilir Islamaj.
Mes emocionesh ata përcollën mirënjohjen për shkollën dhe stafin pedagogjik.
Programi vijoi me shpërndarjen e certifikatave dedikuese për nxënësit dhe me kërkimin e hallallikut, si një traditë e Medresesë.
Ceremonia u mbyll me një kokteil miqësor.
Gjithë stafi pedagogjik i Medresesë së Tiranës i uron suksese të mëtejshme Maturës 2021!

Leave a Reply

*

captcha *