08
JUN
2021

Konkursi i Inteligjencës 2021

U zhvillua sot në Medresenë e Tiranës H. Mahmud Dashi ceremonia e konkursit të inteligjencës mes nxënësve më të mirë të klasave të 9-ta.
20 nxënësit finalist nga rreth 400 nxënës të fazës së parë dhe 100 të fazës së dytë konkuruan sot për të përmbyllur finalen e “Konkursit të Inteligjencës”.
Nëndrejtori i shkollës z. Dorjan Burrnazi bëri një panoramë të ecurisë së konkursit të këtij viti duke përmendur se ky konkurs tashmë është një traditë e përvitshme e Medresesë për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Ndërsa drejtori i Medresesë z. Ali Zaimi në fjalën e mirëseardhjes përgëzoi nxënësit për rezultatet e shkëlqyra dhe iu uroi atyre suksese të mëtejshme.
“Ju jeni udhëtarë të një rruge të mbarë. Rrugës së dijes e të arsimit. Suksesi dhe aftësitë që Zoti ju ka falur janë mundësi të arta që të ndiqni e të jetoni ëndërrat tuaja. Ju jeni një shembulli i mirë për shoqërinë dhe kjo ju bën të keni përgjegjësi por edhe të ndiheni krenarë”, tha ai ndër të tjera.
Njëkohësisht ai theksoi se Medreseja e Tiranës do të vijojë të jetë një mbështetëse e vendosur për përparimin e arsimit dhe edukimit në vendin tonë.
Në fund u shpërndanë çmime e dhurata për të 20-të nxënësit finalistë të konkursit.

Leave a Reply

*

captcha *