Që prej ditës së hënë në ambjentet e Medresesë së Tiranës po përjetohet një atmosferë krejt ndryshe nga ditët e zakonshme. Kjo për shkak të javës së anglishtes që është organizuar nga mësuesit e kësaj lënde dhe nxënësit e shkollës.
Një nga të vecantat e kësaj jave ishte edhe vizita që bëri z. Nicholas Cannon ambasadori i Britanisë së Madhe në shkollën tonë. Z. Cannon mori pjesë në programin e organizuar enkas për këtë javë. Në program u recituan poezi, u vendos në skenë një skec si dhe u kënduan këngë në gjuhën angleze. Z. Cannon fjalën e tij përshëndetëse e përqëndroi në tre pika kryesore, si demokracia dhe liria, toleranca dhe harmonia ndërfetare dhe historiku i gjuhës angleze.
Në fund z. Cannon së bashku me të ftuarit e tjerë shëtitën punimet e nxënësve që kishin përgatitur enkas për këtë javë.