Shkolla Medreseja e Tiranës ka organizuar një Iftar me përreth 100 të ftuar. Në këtë Iftar të shtruar në ambjentet e oborrit të shkollës, morën pjesë: Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, kryetari i Tarikatit Halveti, Shejkh Ali Pazari, gjithashtu, ishte i ftuar edhe z.Bujar Horosani, kryetari i Tarikatit Kadri si dhe kryetari I Tarikatit Ehli Bejt, z. Qemaluddin Reka.
Si gjithmonë, muaji i shenjtë i Ramazanit arrin t’i bashkojë njerëzit në një sofër të përbashkët dhe t’i solidarizojë ata mes njëri-tjetrit. Ishte një atmosferë shumë e bukur, plot hare, teksa shihje agjëruesit të cilët, pas një dite të gjatë sakrifice dhe devotshmërie, shijonin ushqimin e bereqetshëm dhuruar nga mirësia e Allahut dhe, në harmoni me njëri tjetrin, përhapnin aromë paqeje dhe mirëkuptimi.
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.