03
APR
2017

Drejtori i Medresesë takim me drejtuesit e universitetit Bedër

Drejtori i Medresesë së Tiranës z. Ali Zaimi priti në një takim rektorin e Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Filologjikut dhe Edukimit Prof. Dr. Rahim Ombashi dhe përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja. Z. Zaimi i njohu Drejtuesit e Universitetit me aktivitetin arsimor e edukativ të Medresesë dhe i falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë projekteve të ndryshme të Medresesë. Ndërsa rektori, z. Gjana, nga ana e tij, pasi vlerësoi si mjaft pozitiv nivelin arsimor të Medresesë së Tiranës, shprehu gadishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në funksion të nevojave arsimore të Medresesë së Tiranës si dhe për projekteve të tjera të përbashkëta.

Leave a Reply

*

captcha *