03
APR
2017

Drejtori i Medresesë së Tiranës z.Ali Zaimi priti në takim një zyrtar të lartë të ambasadës së SHBA në Tiranë z. Geoffrey Parker

Z. Zaimi e njohu zyrtarin e ambasadës me aktivitetin edukativ e arsimor të Medresesë si dhe shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për mbështetjen dhe vlerësimin që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë Medresesë dhe vizionit arsimor që shkollat medrese kanë.
Nga ana e tij z. Parker vlerësoi me nota mjaft pozitive cilësinë e arsimit dhe të stafit pedagogjik të Medresesë ku shprehu mbështetjen e Ambasadës së SHBA si dhe gadishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në funksion të nevojave arsimore të Medresesë.
Ambasada e SHBA njihet për nxitjen dhe mbështetjen e një sërë veprimtarish social-kulturore, arsimore e më gjerë në Shqipëri.

 

Leave a Reply

*

captcha *