29
SEP
2016

Dita Evropiane e Gjuhëve në Medresenë e Tiranës

Nxënës dhe mësues të Medresesë së Tiranës organizuan një program artistik me temë “Të komunikojmë që të njihemi” me rastin e 15 vjetorit të Ditës Evropiane të Gjuhëve të Huaja e cila shënoi 15 vjetorin e saj. Kjo ditë është festuar në të gjithë Evropën që më 26 shtator 2001. Në programin e organizuar nga nxënësit e medresesë morën pjesë drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi, kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi, mesues dhe nxënës. Nxënësit performuan me pjesë të ndryshme teatrale, muzikë, dhe poezi, të gjitha këto në disa gjuhë të huaja. Gjithashtu nxënësit sollën kuriozitete dhe fakte të ndryshme mbi disa gjuhë. Drejtori i shkollës theksoi rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja. “Mësimi i gjuhëve të huaja bën të mundur shkëmbimin e kulturave të reja, zgjerimin e horizonteve dhe njohjes me individë të ndryshëm nga shoqëri të ndryshme”, tha ndër të tjera z. Zaimi. Ndërsa kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ylli Cikalleshi u shpreh se Medreseja e Tiranës është një shembull i mirë i orientimit të nxënësve dhe mësimit të gjuhëve të huaja. “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është mjaft krenar për ecurinë e Medresesë së Tiranës. Të gjithë nxënësit e kësaj shkolle kanë mundësitë më të mira të përparojnë në nxënien e gjuhëve të huaja, të cilat do të shërbejnë për një të ardhme më të mirë”, tha z. Cikalleshi. Programet artistike dhe aktivitetet e ndryshme janë një traditë e Medresesë së Tiranës, duke bërë një ndërthurje mes mësimdhënies dhe jetës aktivë në shkollë.

dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-1 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-2 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-3 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-4 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-5 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-6 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-7 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-8 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-9 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-10 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-11 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-12 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-13 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-14 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-tiranes-15

Leave a Reply

*

captcha *