19
SEP
2016

AMBASADORI AMERIKAN DHE AI BRITANIK VIZITË NË MEDRESENË E TIRANËS

Një tjetër program që u organizua ne Medresenë e Tiranës ishte edhe vizita e Ambasadorit te SHBA-ve z.Donald Lu.
Ai u prit nga drejtori i Medresesë z. Omer Callësh i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha:
“Për ne është një kënaqësi e madhe t’ju kemi në shkollën tonë. Kultivimi i vlerave humane si dashuria, respekti, mirësia dhe harmonia kanë një vlerë të veçantë. Vetëm më kultivimin e këtyre vlerave do të arrihet paqja dhe lumturia në botë”.
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, z. Donald Lu falënderoi Medresenë e Tiranës për mikpritjen dhe vlerësoi kontributin dhe vlerat që kjo shkollë i jep arsimit dhe shoqërisë.
“Ju shpërndani vlera dhe besim, të cilat i japin një shoqërie forcë. Kjo është një javë e mrekullueshme anglishteje. Pak ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe, i cili kishte vizituar shkollën tuaj më foli për aktivitetin dhe kishte mbetur mjaft i kënaqur. U ndjeva shumë mirë dhe e prisja me padurim këtë vizitë. Me lejoni të përshëndes dhe të falënderoj të gjithë mësuesit dhe këta nxënës të mrekullueshëm të cilët performuan kaq bukur”, tha ndër të tjera z. Lu.
Gjithashtu nxënësit e Medresesë së Tiranës e njohën z. Lu dhe të pranishmit e tjerë me kulturat e ndryshme të Shqipërisë, Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Turqisë.
Ambasadori Lu bisedoi nga afër me nxënësit dhe mbeti mjaft i kënaqur nga niveli i gjuhës së huaj dhe organizimi i këtij aktiviteti.

ambasadori-amerikan-dhe-ai-britanik-vizite-ne-medresene-e-tiranes-1 ambasadori-amerikan-dhe-ai-britanik-vizite-ne-medresene-e-tiranes-2 ambasadori-amerikan-dhe-ai-britanik-vizite-ne-medresene-e-tiranes-3 ambasadori-amerikan-dhe-ai-britanik-vizite-ne-medresene-e-tiranes-4

Leave a Reply

*

captcha *