11
OCT
2016

Aktivitet Letrar në Medresenë e Tiranës

Aktivitet Letrar në Medresenë e Tiranës. Bisedë me shkrimtarin Besnik Mustafaj. Medreseja e Tiranës H. Mahmud Dashi, në kuadër të muajit të letërsisë zhvilloi një bisedë me shkrimtarin e mirënjohur Besnik Mustafaj. Gjatë bisedës me nxënësit z. Mustafaj tregoi mbi fillimet e tij si shkrimtar, motivet që e nxitën në këtë fushë dhe eksperiencat e tij të ndryshme. Në takim ishte i ftuar edhe drejtori i Kulturës në KMSH, Dr. Genti Kruja i cili vlerësoi përgatitjen dhe arritjet e nxënësve të Medresesë ndër vite Ndërsa z. Mustafaj u shpreh falënderues për ftesën dhe theksoi se Medreseja e Tiranës gjithmonë ka nxjerrë personalitete të shquara. “Ndihem i nderuar që jam sot në një bisedë letrare me nxënës të kësaj shkolle. Gjithashtu është një kënaqësi e veçantë të flas për letërsinë dhe krijimtarinë time me nxënës të kësaj shkolle”, u shpreh Mustafaj. Gjatë bisedës shkrimtari i këshilloi nxënësit që mos ti ndahen leximit dhe të kenë një raport të rregullt me librin. Nxënësit dhe mësuesit patën mundësi që gjatë bisedës të pyesnin në lidhje me botimet e tij si dhe pyetje të ndryshme nga fusha e letërsisë. Gjithashtu z. Mustafaj dhuroi për nxënësit dhe mësuesit disa nga romanet e tij.
aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-1 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-2 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-3 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-4 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-5 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-6 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-7 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-8 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-9 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-10 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-11 aktivitet-letrar-ne-medresene-e-tiranes-12

Leave a Reply

*

captcha *